Itali, shembet pallati në Afragola

31/07/2010 12:45

Një pallat është shëmbur papritur i tëri gjatë natës në Afragola të Italisë. Shkak i fatkeqësisë që mori jeten e dy personave, ndërsa dy të tjerë konsiderohen të zhdukur, është bërë rrëzimi i strukturës së cimentos nga ujërat e shirave.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar pa rreshtur prej 9 orësh për kërkimin e të mbijetuarve në mesin e gërmadhave.

Dy viktimat, burrë e grua 33 dhe 29 vjec, u gjendën të përqafuar me njëri-tjetrin. Ata banonin në katin e parë të ndërtesës.

Në rrënoja po kërkohen tani një 75 vjecare dhe mbesa e saj 10 vjece. Në godinën trekatëshe jetonin edhe emigrantë, kryesisht marokenë.

Njëri nga punonjësit e ndihmës së shpejtë është plagosur gjatë operacioneve të kërkimit dhe është dërguar në spital. Ndërtesa ishte e vjetër, por sipas mediave italiane, ishte rikonstruktuar kohët e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA