Itali, 5 vjeçarja rrezikon të vdesë kur fle

31/07/2010 21:40

Një vajzë 5 vjeçare nga provinca e Trevizos, në Itali, rrezikon jetën sa herë mbyll sytë për të fjetur gjumë.

Vogëlushja vuan nga sindroma e Ondines, një sëmundje e rrallë që gjatë ditës mund të bësh një jetë normale, ndërsa gjatë natës mund të shfaqet vdekjeprurëse gjatë gjumit.

E ndjekur nga familjarë dhe mjekë, fëmija arrin të mbijetojë me anë të një makinerie që aktivizohet kur gjatë gjumit të thellë ndërpritet shkëmbimi i oksigjenit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA