Gjermani, përkujtohen viktimat e paradës

31/07/2010 14:00

Në Gjermani është mbajtur një ceremoni emocionale për 21 personat që mbetën të vrarë në Paradën e Dashurisë, që u zhvillua javën e kaluar në Duisburg.

Gjatë ceremonisë, një zyrtar i lartë deklaroi se autoritetet do të bëjnë gjithcka për të zbuluar se kush ishte përgjegjës për tragjedinë.

Mbi 500 persona mbetën të plagosur gjatë festivalit të muzikës elektronike, për shkak të një rrëmuje të shkaktuar mes turmës së njerëzve.

Në shenjë respekti, flamujt nëpër gjithë Gjermaninë janë mbajtur në gjysmështizë. Kancelarja Angela Merkel ndërpreu pushimet e saj për të marrë pjesë në ceremonin mortore në Kishën e Salvadorit, ku u takua me miq e të afërm të viktimave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA