Fjeti me të dashurin e shoqes, ajo e torturon

31/07/2010 01:50

Dy vajza britanike, 22 dhe 18 vjeç torturojnë shoqen e tyre, 19 vjeç pasi kjo e fundit kishte fjetur me të dashurin e 22 vjeçares.

Ngjarja ka ndodhur në muajin mars, por pas hetimeve drejtësia angleze vendosi publikimin e saj dhe dënimin e 22 vjeçares me 5 vjet burg dhe të shoqes së saj 18 vjeç me 3 vjet.

Sipas hetimeve, dy vajzat nga Tunbridge Wells në Kent çuan mikëshën e tyre në një apartament, ku për 18 orë e mbajtën të burgosur. Gjatë mbajtjes në “burg” ndaj 19 vjeçares është ushtruar dhunë çnjerëzore. Fillimisht dy agresoret i kanë prerë flokët, më pas e kanë rrahur deri në momentin kur vikima ka humbte ndjenjat si dhe e kanë djegur me qiri.

19 vjeçarja pas 18 orëve tmerr u la e lirë të rikthehej në banesën e saj vetëm me një këmishë nate të gjakosur veshur dhe pa këpucë. Një ditë më pas dy mikeshat agresore u arrestuan prej policisë britanike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA