Bangladesh, protesta të punëtorëve, 100 të plagosur
31/07/2010 18:40
Protesta të reja mes policisë dhe punonjësve të tekstileve në Dacca që kërkojnë rritje të pagave : më shumë se 100 të plagosur, mes të cilëve rreth 20 agjentë.
Ashtu siç kishte ndodhur dhe dje, mijëra manifestues kanë ngritur barrikada në rrugët kryesore dhe kanë kryer një rezistencë të fortë ndaj forcave të rendit që u përpoqën t’i shpërndanin.
Punonjësit kërkojnë që paga aktuale minimale të trefishohet për të shkuar në të paktën 54 euro në muaj.
Top Channel