Afganistan, emergjencë për helikopterin amerikan
31/07/2010 19:05
Ulje emergjence për një helikopter amerikan gjatë një operacioni në Afganistan në të cilin kanë mbetur të plagosur shumë persona.
Sipas një burimi të ISAF-it, nuk bëhet fjalë për një mjet të forcave ndërkombëtare.
Nga ana e tij zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid ka theksuar se mjeti është rrëzuar me anë të një rakete RPG dhe shumë ushtarë amerikanë kanë humbur jetën.
Top Channel