SHBA: Wikileaks rrezikon jetën e ushtarëve

30/07/2010 01:20

Ushtarakët e lartë amerikanë akuzuan themeluesin e Wikileaks, faqes së internetit e cila publikoi 92 mije dosjet sekrete të luftës në Afganistan, Julian Asange, se me veprimin e tij ka vënë në rrezik jetën e qindra ushtarëve dhe familjeve afgane.

“Zoti Asange mund të deklarojë çdo gjë shërbimin, që ai dhe stafi i tij mendojnë se po bëjnë por e vërteta është se ata kanë vendosur në rrezik jetën e qindra ushtarëve dhe familjeve afgane”, deklaroi admirali, Majk Mullen në një konferencë për shtyp.

Në një fjalim të mëparshëm të ngjashëm edhe Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts foli për impaktin e publikimit të dosjeve sekrete në luftën e SHBA-së dhe Aleatëve ndaj terrorizmit në Afganistan.

Top Channel