SHBA, fonde shtesë për luftën në Afganistan

30/07/2010 04:00

Presidenti amerikan, Barak Obama dekretoi një ligj i cili zhbllokon fonet suplementare për luftën në Afganistan.

Ligji mori votëbesimin e Dhomës së Përfaqësuesëve 3 ditë më parë me 308 vota pro dhe 115 kundër. Kundër votuan mbi 100 deputetë demokratë, por falë mbështetjes së republikanëve norma kaloi me sukses.

Ligji i ri vjen në një kohë kur rrjedhja e informacioneve sekrete të luftës në Afganistan po shkakton polemika të gjëra në SHBA, autoritetet ushtarake e politike të së cilës shprehen se pavarësisht daljes në publik të 92 mijë dokumenteve, planet ushtarake dhe politike në Afganistan nuk do të ndryshojnë.

Top Channel