Pakistan, moti i keq, mbi 300 viktima
30/07/2010 02:45
Të paktën 300 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë veri-perëndimin e Pakistanit.
Këto janë të dhënat paraprake të publikuara nga autoritetet lokale pakistaneze të cilat i druhen një bilanci akom më tragjik, pasi dhjetra persona rezultojnë të zhdukur ndërkohë që mijëra qindra jetojnë në qiell të hapur.
Moti i keq dhe shirat e fuqishëm kanë përfshirë disa krahina të Pakistanit ku përfshihet edhe Lugina Suat.
Top Channel