Meksikë, vritet lideri i një karteli droge

30/07/2010 04:20

Autoritetet meksikane njoftuan ditën e enjte vrasjen e njërit prej lidërve të kartelit të Sinaloas, një nga kartelet e drogës më aktivë dhe më të dhunshëm në vend.

Injacio “Nacho” Koronel sipas Departamentit të Mbrojtjes në Meksikë mbeti i vrarë nga një sulm ushtarak në Guadalahara.

Ushtria meksikane njoftoi se Koronel ishte lokalizuar më parë prej inteligjencës ushtarake në zonën e Guadalaharës dhe u përpoq t’i shmangej arrestimit. Në tentativë e sipër për t’u larguar ai ka qëlluar me armë drejt ushtrisë duke vrarë një ushtar para se të mbetej edhe vetë i vrarë.

Koronel ishte në listën e shumë të kërkuarve nga FBI dhe për kapjen e tij SHBA ofronte një shpërblim prej 5 milion dollarësh. Kjo sipas autoriteteve meksikane është fitorja më e madhe e presidentit Felipe Kalderon që nga dhjetori i 2006, periudhë kur i shpalli luftë karteleve të drogës.

Top Channel