Kinë, flota ushtarake nis manovrat

30/07/2010 14:35

Kina kërkon t’i tregojë fuqinë ushtarake SHBA-së pasi ka nisur manovrat detare me anijet ushtarake në Detin e Kinës.

Këto manovra ndodhin në një kohë që SHBA dhe Koreja e Jugut po zhvillojnë një stërvitje të përbashkët ushtarake detare.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes ka thënë sot se sovraniteti i Kinës në Detin e Kinës është i padiskutueshëm. Kjo deklaratë vjen një javë pas asaj të Hillary Clinton, e cila tha se SHBA ka një interes të madh për këtë zonë.

Top Channel