Irak, atentate me bomba, 16 të vdekur

30/07/2010 00:40

Të paktën 16 persona gjetë vdekjen dhe mbi 14 të tjerë u plagosën si pasojë e një serie sulmesh me bomba në Bagdat të Irakut.

Disa shpërthime ndodhen në harkun kohor të 15 minutave në një lagje sunite në veri të kryeqytetit irakian. Ndërkohë që në një postbllok terroristë të armatosur kanë hapur zjarr kundër policisë duke vrarë të paktën 3 prej tyre.

Pas një periudhe qetësia muaji korrik ka qënë i përgjakshëm në Irak. Mungesa e një qeverie pas zgjedhjeve të muajit mars, ka rritur pasigurinë në vend, ndërkohë që SHBA dhe ndërkombëtarët bëjnë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje mes forcave politike për t’i dhënë vendit sa më parë një qeveri.

Top Channel