“I kërkoj falje bashkëshortit pasi…”/ Për herë të parë Sara Mila flet për familjen, bën live në “Goca dhe Gra” dedikimin romantik për partnerin
Këto vajza, dy herë ne jave mblidhen ne kete palestër për të mësuar gjuhën e trupit që sic quhet ndryshe “artin memec” në drejtmin mësueses Ermelinda Cela.
Vijne nga shkolla te ndryshme dhe jane te moshave te ndryshme, nga 8 deri ne 14 vjec. Deri para nje viti nuk e njihnin njera-tjetren, fale kercimit, ne mungese te meshkujve, jane bere partnere dhe shoqe te mira. Nuk jane perfekte për te qene balerina, terminologjine e “kercimit” nuk e njohin mire, por arrijne te imitojë lëvizjet e baletit.
Te cliruara se bashku kercejne “cha cha cha”. Vajzat perfshihen nga ritmi i muzikes, nuk harrojne ligjin e kercimit latino-amerikan qe nuk nis nga rrahja e pare. Pedra Shahini eshte 12 vjec dhe ndihet ne piste “Mbreteresha e “Cha ChaCha”-se.
Edhe pse rastesisht vajzat ushtrohen ne zhanret e baletit, brenda tyre ekziston deshira dhe talenti. E kush me mire se mesuese Ina s’do ta vinte re kete gje. Ka 10 vjet qe ushtron femijet e kesaj moshe me qellim te qarte “orientim drejt vetvehtes”. Ana Sana eshte ne klase te katert, i kap levizjet shpejte, ekspresiviteti e ben te harroje qe “koken ta mbaje lart” dhe Ina eshte aty per t’ia bere te ditur. I pelqen ritmi, bashke me te kercimet. Ana ushtrohet dhe ne kushtet e shtepise. Ne kohen e lire “levizjet e mesuara” e rikthejne ate tek “ushtrime ritmike” dhe prinderit jane ata qe e mbeshtesin me shume.
Te ushtrohesh per 8 muaj, ne kercime te ndryshme, nuk eshte pak. Nje mbremje artisike ne Tearin e Kukullave provokoi tek femijet “emocionet e skenes”. Ermelinda Cela thote se me kalimin e kohes po mundohet tek femijet te kultivoje “shpirtin e artistit”. Nje pune permbyllese e nje sezoni te tere, një shkëmbim shpirtëror mes levizjes dhe muzikes, nje marredhenie pasionante përjetësisht të pandashme.
Top Channel