Sarkozy: Cmontoni kampet me klandestinë

29/07/2010 09:20

Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka urdhëruar cmontimin e 300 kampeve me emigrantë klandestinë.

Sarkozy ka paralajmëruar se personat që jetojnë në këto kampe dhe që kanë hyrë ilegalisht në Francë do të dëbohen nga vendi.

Urdhëri i presidentit vjen si përgjigje ndaj protestave të emigrantëve dhe sulmeve të tyre ndaj policisë pas vrasjes së një të riu.

Qeveria ka deklaruar se kampet janë burime të kriminalitetit, por kritikët thonë se me cmontimin e tyre do të largohet vetëm një minoritet i vogël etnik.

“Brenda tre muajve të ardhshëm, gjysma e kampeve ilegale do të cmontohen. Do të thotë që do të jenë rreth 300”, ka deklaruar ministri i Brendshëm francez, Brice Hortefeux pas një mbledhjeje të posacme të qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA