Rusi, forcohet pushteti i FSB-së

29/07/2010 14:20

Rusia i ka zgjeruar pushtetin shërbimit sekret, FSB, një lëvizje kjo që ka alarmuar aktivistët e të drejtave të njeriut.

Institucioni pasardhës i KGB-së mund të paralajmërojë tani zyrtarisht qytetarët që të mos krijojnë kushte të favorshme për kryerjen e krimeve.

Kushdo që do të kundërshtojë një oficer të FSB-së ose do të refuzojë t’i bindet urdhërave të tij do të përballet me një ndëshkim prej 15 ditësh burgim.

Grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut druhen se në këtë mënyrë shërbimet sekrete po dalin sipër cdo ligji.

Por projektligji u firmos nga presidenti Dmitri Medvedev pasi kaloi në të dyja dhomat e Parlamentit, ku shumica qeverisësë bën ligjin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA