Pakistan, ditë zije për viktimat e aksidentit

29/07/2010 08:00

Pakistani po kalon një ditë zije kombëtare për shkak të viktimave të aksidentit të djeshëm ajror, që konsiderohet si tragjedia më e rëndë e ndodhur në vend.

Avioni “A321” u rrëzua teksa po bëhej gati të ulej në aeroportin e Islamabadit dhe për pasojë humbën jetën 152 personat që ndodheshin në bord.

Fluturimi i brendshëm nga qyteti i Karacit drejt kryeqytetit po kryhej me nje kompani private ajrore, “Airblue”, e cila konsiderohet si e sigurtë.

Deri tani nuk dihen me saktësi shkaqet e aksidentit, por dyshohet që shkak i tij të ketë qenë moti i keq me shira të dendura.

Aeroplani po fluturonte në kuotë jashtëzakonisht të ulët përpara se të përplasej në kodrat e Margallasë, në veri të kryeqytetit Islamabad.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA