OKB: E drejta e ujit, e drejtë themelore

29/07/2010 02:55

OKB deklaroi se aksesi i ujit të pastër dhe higjiena është një e drejtë thelbësore e të drejtave të njeriut.

Një rezolutë jodetyruese kaloi me 122 vota pro, asnjë kundër dhe 41 abstenim ku mes të drejtave të tjera themelore të OKB-së shtohet edhe e drejta për të pastruar ujin dhe higjienën ndaj tij sanksionohet në të drejtat themelore të njeriut.

Rezoluta ka ardhur pas publikimit të një studimi të Kombeve të Bashkuara sipas së cilës rreth 1.5 milion fëmijë nën 5 vjeç vdesin çdo vit në botë pas konsumimit të ujit të papastër në mungesë të aksesit të ujit që plotëson kushtet bazë të higjienës.

Top Channel