Moskë, policia shpëton avionin nga terroristi

29/07/2010 18:30

Forcat speciale ruse kanë arritur të neutralizojnë një plan terrosist ndaj avionit në aeroportin “Domodedovo” të Moskës.

Bëhet fjalë për një avion pasagjerësh të nisur nga lokaliteti kaukazian i Mineralnie Vodi. Gjatë aksionit është arrestuar një i dyshuar 40 vjecar. Pak para arrestimit ai kërkoi të fliste me mediat dhe forcat e rendit.

Nuk dihen ende motivet e këtij veprimi por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. Avioni ishte ndalur prej disa orësh në pistën kryesore të aeroportit moskovit dhe i gjithë terminali u alarmua. Forcat speciale hynë në avion duke u hequr si mjekë.

Top Channel