Guatemalë, nis gjyqi ndaj kartelit Los Zetas

29/07/2010 09:50

Në Guatemalë është hapur një proces gjyqësor ndaj 14 anëtarëve të kartelit meksikan të drogës Los Zetas.

Personat në fjalë akuzohen për vrasjen e 11 vetëve në vitin 2008, në kuadër të një lufte mes bandave meksikane dhe atyre guatemalase për kontrollin e drogës.

Policia e Guatemalës ka deklaruar se masakra është provë e pushtetit të karteleve meksikane, të cilat po shtrihen edhe përtej kufijve të Meksikës.

Agjencia amerikane e luftës kundër drogës, DEA, ka deklaruar se prej kohësh Guatemala është bërë një “magazinë” për ruajtjen por edhe për tranzitin e kokainës nga Peruja, Bolivia dhe Kolumbia drejt SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA