Arizona, hyn në fuqi ligji i emigracionit

29/07/2010 16:10

Ligji i diskutueshëm për emigracionin në Arizona hyri në fuqi pas mesnatës së të mërkurës, vetëm disa orë pasi u bllokua pjesërisht nga një gjykatëse federale.

Gjykatësja Susan Bolton lëshoi një vendim kundër dispozitave të ligjit që u kërkon forcave të rendit të kontrollojnë statusin e emigrantit për njerëz që dyshojnë se ndodhen ilegalisht në Amerikë, kur ata i arrestojnë apo ndalojnë këta njerëz nderkohë që zbatojnë ligjet e tjera.

Ajo shtyu gjithashtu një dispozitë tjetër që do t’u kishte kërkuar imigrantëve të mbanin dokumentet gjithmonë me vete dhe një tjetër që ndalon emigrantët e paligjëshëm që të kërkojnë punë në vende publike. Dispozita tjeter e bllokuar kishte te bente me lejimin e arrestimeve pa urdhërin e prokurorisë për të dyshuarit si klandestine.

Gjykatësja tha se vendimi i përkohëshëm ligjor do të mundësojë që çështjet e debatuara të përcaktohen në gjykatë. Guvernatorja e Arizones Jan Brewer, deklaroi se do ta apelonte vendimin. “Kjo lufte eshte shume larg fundit”, tha Brewer qe po konsultohet me avokatet per hapat e ardhshme ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA