“BP”: Shpejt situata nën kontroll

29/07/2010 04:20

100 ditë nga nisja e rrjedhjes së naftës që do të pushtontë më pas gjithë Gjirin e Meksikës dhe do të shkaktonte atë që u quajt katastrofa ekologjike më e madhe në historinë e SHBA-së, kompania “BP” shprehet optimiste se rrjedhja shumë shpejt do të vihet nën kontroll.

“Punimi në thellësi të tilla, mbyllja e vendrrjedhjes së naftës, edhe pse në distanca të thella është një proçes që është kryer më parë. Teknologjia që po përdorim nuk është një risi këtu dhe thellësia e madhe në të cilën operojmë sigurisht nuk është në avantazhin tonë, por megjithatë ne jemi optimistë se gjithçka do mbyllet në një kohë të afërt”, deklaroi admirali i Rojes Bregdetare, Ted Alen, i ngarkuari i presidentit Obama pranë “BP” për ndotjen në Gjirin e Meksikës.

Proçesi i ndaljes përfundimtare të rrjedhjes pritet të kryehet në dy faza, e para do të nisë ditën e dielë, ndërsa faza përfundimtare nga fundi i javës tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA