Spanjë, parlamenti voton sot për korridën

28/07/2010 10:35

Parlamenti katalanas do të votojë nëse të bëhet ose jo rajoni i parë i Spanjës që do të ndalë luftën me dema.

Votimi do të mbahet në kuadër të një peticioni të dërguar në Parlament, që mban firmat e 180 mijë personave, të cilët e cilësojnë si barbare luftën me dema.

Nga ana tjetër, mbështetësit e këtij sporti insistojnë se korrida, sic njihet në gjuhën lokale, është një traditë e vjetër që duhet ruajtur.

Ata druhen se votimi në parlamentin katalanas mund të jetë i pari i një sërë procesesh që mund të vijnë më pas në të gjithë vendin.

Votimi që do të mbahet sot mund të cojë në fundin e një tradite të gjatë në rajonin e Katalanias.

Ringu i demave në Barcelonë është një nga më të vjetrit në spanjë, por mbështetja për luftën me dema në të ka ardhur drejt rënies. Tani parlamenti rajonal do të vendosë nëse ta ndalojë apo të lejojë vazhdimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA