
Gjykata federale e Foeniksit i tha jo pikave kyçe të ligjit kundër emigracionit të paligjshëm në shtetin e Arizonas në SHBA.
Ligji do të hyjënë fuqi ditën e enjte, por tashmë i “zbutur” nga vendimi i gjykatës e cila ka rrëzuar pikat kryesore të kontestuara prej tij, përfshirë edhe atë ku policisë lokale i lejohej t’i kërkonte dokumentat dhe lejeqëndrimin një personi duke u bazuar në të ashtuquajturin “dyshim i arsyeshëm”, që përcaktohej në një nga nenet e këtij ligji.
Ligji kontestohet ashpër nga SHBA dhe dhjetra shoqata të cilat luftojnë për të drejtat e emigrantëve protestuan në shtetin e Arizonas. Vendimi i gjykatës ka ardhur gjithashtu disa orë nga publikimi i një sondazhi të realizuar prej Gallup ku rezultonte se afërsisht gjysma e amerikanëve kërkojnë një prezencë më të paktë të emigrantëve në vend.
Top Channel