Rio, “favelas” pastrohen për lojrat olimpike

28/07/2010 10:10

Lagjet e varfëra në Rio de Zhaneiro do të rikonstruktohen dhe pastrohen në kuadër të planit më të madh të ndërtimit, para mbajtjes së lojrave olimpike të vitit 2016.

Plani do të prekë mbi 260 mijë shtëpi dhe do të kushtojë rreth 4.5 miliardë dollarë, ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Rios, Eduardo Paes.

Qindra lagje të varfëra të qytetit, të njohura ndryshe me emrin favelas, do të rindërtohen dhe 123 nga më të rrezikuarat do të shëmben.

Rreth 13 mijë familje në 123 zona do të zhvendosen dhe do të sistemohen në lokalitete të tjera, ka bërë të ditur Paes.

Lagjet e varfëra të Rios, të ndërtuara me kompensata dhe teneqe, do të zëvendësohen me ndërtesa të reja, të pajisura me ujë të pijshëm, energji elektrike dhe gaz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA