Përvjetori i Hiroshimas, të pranishëm edhe amerikanët

28/07/2010 21:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do marrin pjesë për herë të parë në përvjetorin e ceremonisë përkujtimore të bombardimit të Hiroshimas në vitin e 65-të.

Evenimenti i përvitshëm do të presë edhe një delegacion zyrtar nga Uashingtoni në datën 6 gusht. Lajmin e bën të ditur ambasadori amerikan në Japoni, John Roos.

Sipas të dhënave të pakonfirmuara, ishte presidenti Barak Obama ai që këmbënguli për praninë e zyrtarëve amerikanë në këtë ceremoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA