Pakistan, të vdekur 152 pasagjerët e avionit

28/07/2010 13:35

Kanë humbur jetën të 152 pasagjerët që ndodheshin në bordin e avionit që u rrëzua mëngjesin e sotëm në afërsi të Islamabadit, në Pakistan.

Avioni, i tipit “Airblue” që fluturonte nga Karaci për në Islamabad, u rrëzua në kodrat e Margallasë.

Autoritetet lokale njoftojnë se avioni humbi kontaktet me kullën e kontrollit disa minuta para se të ulej. Ende nuk dihet se cfarë shkaktoi rrëzimin.

Televizioni zyrtar pakistanez transmetoi pamjet e avionit të rrëzuar nga i cili dilte tym, si dhe helikopterët që fluturonin mbi të.

Me shpresën për të gjetur të mbijetuar në vendin e ngjarjes u dërguan skuadrat e shpëtimit si dhe forcat speciale të ushtrisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA