Moldavi, fëmija mbytet në pagëzim

28/07/2010 19:05

Pagëzimi i fëmijëve mund të rezultojë i rrezikshëm për të miturit dhe këtë e vërteton më së miri një rast në Moldavi ku gjatë procedurës foshnja është mbytur.

Një fëmijë 6 muajsh nga Raskani është mbytur gjatë aktit të pagëzimit te kryer nga At Valentini. “E dëgjuam të qante në ujë por menduam se At Valentini e dinte se cfarë po bënte”, tha e ëma e viktimës, Aliona Vacarciuc.

Dëshmitarët thonë se gjatë pagëzimit, prifti nuk mbylli hundën dhe gojën e fëmijës gjatë zhytjes në ujë. 20 minuta pas pagëzimit fëmija filloi të humbiste gjak nga hunda dhe goja. Pak kohë më pas ai ndërroi jetë në spital.

“Mjekët thonë se fëmija u mbyt. Jemi të tronditur dhe kërkuam shpjegime tek At Valentini i cili na u përgjigj se e dinte mirë se cfarë po bënte”, thotë i ati i fëmijës, Dumitru Gaidau.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA