Kinë, vendi në alarm nga përmbytjet

28/07/2010 09:45

Diga Thri Xhorxhs Dem, në Kinë, është përballur me testin e dytë pasi shirat rritën nivelin e ujit në rezervuarin e saj.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale, sipas të cilave shirat e dendura shkaktuan fryrjen e lumit Jangtze, niveli i të cilit pothuajse arriti rekordin e regjistruar javën e kaluar.

Përmbytjet më të këqija të regjistruara në dekadën e fundit në Kinë kanë shkaktuar vdekjen e 823 personave dhe zhdukjen e 437 të tjerëve.

Në zhvillimet e fundit, 21 persona dyshohet se kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjes së tokës, ndërsa 37 nga shëmbja e një ure.

Inxhinierët në Thri Xhorxhs Dem kanë deklaruar se niveli i ujit në rezervuar u rrit deri në 158 metra në orët e para të ditës së mërkurë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA