Japoni, ekzekutohen dy të dënuar me vdekje

28/07/2010 18:05

Rinisin ekzekutimet e dënimeve me vdekje në Japoni, të parat që prej ardhjes në fuqi të Partisë Demokratike.

Ka qënë vetë ministri i Drejtësisë, Keiko Chiba që dha lajmin. Edhe pse ai është shprehur përherë kundër dënimit me vdekje, ka shtuar se mori pjesë personalisht në ekzekutimin e shtetasve Kazuo Shinozawa e Hidenori Ogata, të dënuar për vrasje të shumëfishtë.

Sipas sondazheve më të fundit, 86 % e popullsisë së Japonisë është pro qëndrimit në fuqi të dënimit me vdekje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA