“Ditari i luftës”, Pentagoni nis hetimet

28/07/2010 02:50

Pentagoni do të nisë hetimin penal për të zbardhur publikimin e 92 mijë dosjeve nga Wikileaks.

Shefi i Shtabit të ushtrisë amerikane i cilëson një bombë të vërtetë por që nuk do të sjellë ndryshim në strategjinë për Afganistanin.

Nga ana tjetër qeveria afgane kritikoi SHBA-në për politikë kontradiktore me injorimin e rolit të Pakistanit në kryengritjen e militantëve.

Duke iu referuar dokumenteve të publikuara nga Wikileaks, mësohet se ish-anëtarë të shërbimeve sekrete të Pakistanit kanë punuar në mënyrë aktive me talebanët për organizimin e sulmeve në Afganistan.

Edhe presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad mohoi kategorikisht që Irani të mbështesë ndonjë grup, “ne mbështesim vetëm popullin afgan”, tha ai.

Top Channel