Berisha-Topi, tani nis lufta?

28/07/2010 19:55

Cili është historiku i konfliktit qeveri-president per Gjykaten Kushtetuese?

Mandati i kryetarit Vladimir Kristo ka mbaruar thuajse 2 muaj më parë, që më 7 qershor. Spiro Peci, këshilltari ligjor i Presidentit Topi, rrëfeu për herë të parë një marrëveshje që presidenca u propozoi 2 partive kryesore për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Thelbi i marrëveshjes, sipas zotit Peci, i ngjante përzgjedhjes së gjyqtarëve për Kolegjin Zgjedhor, ku partitë e mëdha mund të vënë një herë veton për një gjyqtar. Në rastin e vendeve vakante për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti u propozoi socialistëve dhe demokratëve një listë me 10 emra nga 80 kandidatura gjithsej. Duke hequr secila nga 2 emra, listës do t’i mbeteshin 6 kandidatura, që do të kalonin me konsensus në Parlament.

Sa i takon kritereve të përzgjedhjes nga Presidenti, ai kishte ngritur një grup ekspertësh, cka ishte përshëndetur edhe nga kryeministri. Por marrëveshja që presidenti u propozoi partive, sipas këshilltarit Peci, u refuzua qartë nga demokratët. Ndërkohë mazhoranca, pas votimit të Sokol Comos per Gjykaten e Larte, nje procedure e njejte edhe per Gjykaten Kushtetuese, ku pati rrjedhje votash, ndryshoi mënyrën e votimit të dekreteve dhe nga votim i fshehtë, e bëri votim të hapur nominal, ku kryetarja e Kuvendit i thërret deputetët një më një me emër dhe ata thonë me zë të lartë votën e tyre.

Por në rrëzimin e dekreteve të fundit, dy kandidatura, një për Gjykatën Kushtetuese dhe një për Gjykatën e Lartë u rrëzuan për të shkuarën e tyre si prokurorë dhe gjyqtarë në kohën e diktaturës. Ambsadori amerikan Uidhers doli hapur kundër këtij vendim dhe tha qartë se demokratët po zbatonin kriteret e ligjit të Lustracionit që Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur antikushtetues.

Në këto kushte, Presidenca hapi kartat, duke nxjerrë në shesh disa detaje që duhet të mbesnin konfidenciale, ndersa mazhoranca sulmoi Presidentin e Republikës per shkelje te kushtetutes. Por nese Presidenti e shkel Kushtetuten, përbën arsye te mjaftueshme për të kërkuar, sipas Kushtetutës, shkarkimin e tij.

Mazhorancës i duhen vetëm 35 firma për ta bërë kërkesën, por 94 vota për ta votuar atë. Dhe në fund, në rast se Presidenti shkarkohet, vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Kjo me gjasë nuk ka për të ndodhur.

Por situata më e fundit tregon se në këtë trekëndësh, mes ish-aleatëve të dikurshëm beteje e nendheshme tashme eshte shfaqur hapur, nje lufte politike dhe nervash qe ka gjasa te mos kete argument vetem Gjykaten Kushtetuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA