Afganistan, autobusi shkel minën, 20 të vdekur

28/07/2010 09:05

20 persona kanë vdekur dhe disa dhjetra të tjerë janë plagosur në Afganistan, kur autobusi me të cilin po udhëtonin shkeli një bombë artizanale.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave autobusi po udhëtonte në një autostradë në provincën e Nimrozit.

“Shpërthimi ndodhi vetëm pak momente pasi forcat e NATO-s patrulluan zonën”, ka deklaruar guvernatori i provincës, Dastgir Azad.

Sipas tij, autobusi me pasagjerë ishte nisur nga provinca e Nimrozit drejt kryeqytetit të Kabulit, kur papritur shkeli mjetin eksploziv.

Forcat e NATO-s të udhëhequra nga ato amerikane luftojnë kundër guerrilasve talebanë që prej nëntë vjetësh dhe sipas krerëve ushtarakë, kanë ende punë për të bërë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA