Sudan, helikopteri rus rikthehet në bazë
27/07/2010 22:25
Rikthehet në bazë helikopteri rus për të cilin Moska zyrtare njoftoi disa orë më parë rrëmbimin prej rebelëve sudanezë.
Lajmi njoftohet nga kompania ajrore U Tair, poseduesja e mjetit që operonte për llogari të OKB-së në Sudan.
Mësohet se helikopteri për shkak të motit të keq u detyrua të ulej në një zonë jashtë asaj të parashikur dhe pas qetësimit të motit është rikthyer në bazën Niala bashkë me ekuipazhin e tij, 4 rusë dhe 5 sudanezë.
Më parë pretendimet e Moskës për rrëmbimin e helikopterit prej rebelëve në Darfur u hodhën poshtë edhe prej zyrave të OKB-së në vendin afrikan.
Top Channel