Kenia, alkooli kontrabandë vret 17 persona

27/07/2010 09:55

Një pije alkoolike e helmuar ka shkaktuar vdekjen e të paktën 17 personave dhe ka verbuar disa dhjetra të tjerë në një nga lagjet më të varfëra të Kenias.

Shumë nga personat që humbën jetën u gjetën të vdekur në shtëpitë e tyre në lagjen e Kiberës, në Nairobi.

Disa u dërguan edhe në spital, por ndërruan jetë pasi mbërritën atje. Vdekjet e lidhura me pijet alkoolike kontrabandë janë të zakonshme në Kenia, ku regjistrohen qindra të vdekur cdo vit.

Një grua e akuzuar se distilon pijen alkoolike, që në gjuhën lokale njihet me termin “canaga”, është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA