Personi që drejtoi inspektorët e armëve të shkatërrimit në masë në Irak para pushtimit të vitit 2003 do të dalë përpara komisionit hetimor.
Hans Blix ishte një figurë kyce në muajt para luftës, pasi grupi i tij vlerësoi se Sadam Husein po zgjeronte programin e tij të armatimeve.
Ai pritet të pyetet nëse lufta mund të ishte parandaluar nëse inspektorëve të tij do t’u ishte dhënë më shumë kohë.
Nga ana e tij Blix ka akuzuar vazhdimisht Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara se kanë “mbivlerësuar” informacionet mbi armët për të justifikuar luftën.
Kritikët e luftës besojnë se, nëse inspektorët do të ishin lejuar të vazhdonin punën e tyre do të mund të kishin provuar përtej cdo dyshimi se Iraku nuk kishte armë të shkatërrimit në masë, sic u zbulua pas pushtimit.
Top Channel