Fermerët shqiptarë në vështirësi

27/07/2010 18:30

Çdo ditë e më shumë jeta për fermerët shqiptarë po njeh vështirësi të shumta.

Ata e fillojnë punën në muajt e parë të vitit dhe në momentin që prodhimi i tyre del në dritë nuk kanë tregje apo pika grumbullimi për ta shitur. Shembull tipik i kesaj jane edhe fermeret e zones se Mabes se Zadrimes te cilet gjate ketyre diteve i gjen te pozicionuar ne te dy anet e superstrades Lezhe-Shkoder duke tregetuar prodhimet e tyre kryesisht bostan dhe pjeper.

Ata theksojne se shitjet jane me raste ka dite qe mund te jene fatlume por shume te rralla qe shesin edhe 100 kv por ka edhe dite kur ndahen vetem me 10 mije leke te vjetra xhiro. Ata shprehen te shqetesuar per kete situate e cila nuk ua shpagon mundin dhe djersen e vitit por thjesht ato shpenzime te bera pak nga pak i marrin te gjitha per njehere.

Kjo situate nuk shqeteson vetem xhepin por edhe shendetin e tyre pasi rreziku qe iu kanoset cdo dite eshte shume evident ne nje aks qe aksidentet kane njohur vetem rritje. Tregetaret ambulante theksonjne se do te ishte shume me mire grumbullimi ne nje treg per zonen.

Top Channel