
“BP” ka deklaruar se ka hequr mënjanë 32.2 bilionë dollarë për të mbuluar kostot që lidhen me derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës.
Kompania thotë se shuma në fjalë tregon se ka regjistruar një humbje për tre muaj rresht, nga prilli në qershor.
“BP” ka konfirmuar gjithashtu se drejtori ekzekutiv Tony Hayward do të lërë postin në tetor në bazë të një marrëveshjeje.
Ai do të zëvendësohet nga Bob Dudley, i cili aktualisht është në krye të menaxhimit të operacioneve për mbledhjen e naftës.
“BP” ka njoftuar gjithashtu se do të shesë një pjesë të aseteve të saj, që kapin vlerën e 30 bilionë dollarëve.
Ndërkohë që Hayward ka deklaruar se, pas bllokimit të rrjedhjes së naftës përmes kupolës së re është momenti më i mirë për t’u larguar.
Top Channel