Konkurrenca, gjobe ARMO-s

26/07/2010 15:30

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur me 2.7 milionë dollarë kompaninë e rafinimit dhe tregtimit të naftës, ARMO për abuzim me pozitën dominuese në treg.

Komisioni i konkurrencës deklaroi se sipas provave të administruara, rezulton se ndërmarrja “ARMO” SHA, ka zbatuar çmime dhe kushte të ndryshme tregtimi për veprime të njëjta tregtare me palët. Kjo – thotë autiroteti në deklaratën zyrtare – ka vendosur në kushte të pafavorshme konkurrence ndërmarrjet që operojnë në tregun e tregtimit me shumicë të produktit lëndë djegëse diesel D2.

Si pasojë e këtyre shkeljeve është vendosur që kompania të gjobitet me 2.6 për qind të xhiros vjetore të saj, shifër që përkon me rreth 271.8 milionë lekë ose gati 2.7 milionë dollarë. Zyrtarët e konkurrencës kanë dalë në këtë vendim pas një hetimi të thelluar që i është bërë kompanisë ARMO gjatë periudhës janar-gusht 2009.

Autoriteti ka ngarkuar drejtorinë e hetimit tatimor, që të zbatojë vendimin për të arkëtuar gjobën e vendosur ndaj ARMO-s. Kompania e vetme në vend e rafinimit të naftës zotëron përafërsisht 25 deri në 30 për qind të tregut të karburanteve në vend. Vitin e kaluar qeveria i dha kompanisë së sapoprivatizuar me ligj monopolin e tregtimit të naftës D2 në gjithë vendin një vendim i shumëpërfolur, që shkaktoi debate të mëdha, madje dhe brenda institucioneve.  

Top Channel