Lezhë, mbytet 42 vjeçari

25/07/2010 19:25

Regjistrohet një tjetër ngjarje e rëndë në plazhet shqiptare. Një 42 vjeçar u mbyt në Shëngjin të Lezhës.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 18:30 të pasdites teksa i identifikuari si Alfred Ujkaj nga fshati Gocaj i rrethit të Lezhës kishte shkuar në Shëngjin për pushime. Mësohet se vikima ka humbur jetën teksa është përpjekur të shpëtojë një tjetër person që ndodhej në vështirësi në det.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur edhe më tej shkaqet e mbytjes së tij.

Top Channel