Paltrow: Vuajta nga depresioni postpartum

23/07/2010 12:40

Mendonte se do të ishte një prej periudhave më të bukura të jetës së saj, por për Gwyneth Paltrow lindja e djalit të dytë shënoi nisjen e luftës ndaj depresionit postpartum.

“Kur Moses erdhi në jetë në vitin 2006, mendova se do të jetoja një nga periudhat më të bukura të jetës sime. Në fakt ishte një prej periudhave më të errëta dhe më të dhimbshme”, tha aktorja.

Aktorja amerikane që është martuar me muzikantin britanik Chris Martin ka dëshirë të flasë për dhimbjen e saj për të ndihmuar edhe gratë e tjera që të njohin sëmundjen dhe të marrin ndihmën e duhur.

Top Channel