Di Caprio: Gjërat e parëndësishme më kushtojnë

23/07/2010 15:55

Leonardo Di Caprio rrëfen në një intervistë të gjatë për revistën “Rolling Stone” ku flet 360 grade se si kalon jeten nga një aktor i superkërkuar nga femrat e regjisorët dhe deri tek gjërat më banale që e shqetësojnë.

“Kam një jetë të organizuar mirë dhe bëj shumë kujdes kur hedh hapa. Por më pas mjafton një gjë banale për të më prishur gjithcka. Bëhet fjalë për gjarat që nuk duhet të më bëjnë me ankth. Eshtë shumë e cuditshme që mendja e njeriut bëhet vartëse e gjërave të parëndësishme”, thekson aktori.

Në vijim ai rrëfen se nuk e ka pasur ansjehëre problem mënyrën si flasin njerëzit për të dhe mënyrën e të menduarit nga të rinjtë për të ruajtur kredibilitetin. Leonardo e ilustron lëtë rrëfim me vdekjen e dy konkurrentëve, me të cilët ka garuar në audicione, por ata nuk i bënë dot ballë jetës duke vrarë veten.

Top Channel