Pattinson ka “zili” kolegen Stewart

22/07/2010 17:40

Aktori britanik Robert Pattinson shpreh “zilinë” që ka për kolegen Kristen Stewart, me të cilën mendohet se ka edhe një lidhje intime.

Sipas tij, bukuroshja ka një kurajo të madhe pasi e thotë përherë atë që mendon dhe gjithkush ia vë veshin, ndërsa një gjë e tillë nuk ndodh me të. Pattinson nuk arrin të shprehë opinionet që ka në mendje.

“Kristen është përherë e mire, madje shpesh herë ajo thotë atë që ka në mendje. Pasi xhirojmë një skenë ajo ndonjëherë shikon regjisorin dhe i thotë: Le ta bëjmë edhe një herë. Nëse unë do ta bëja, ndoshta ai do më vriste dhe do thoshte dicka të tipit: Qepe, gjithcka ishte perfekte”, shprehet Pattinson.

Më tej ai ka folur për punën intensive, madje aq shumë sillet vërdallë nëpër botë sa nuk ka një vend që mund ta quajë shtëpi. “Shtëpia ime është aty ku jetoj për momentin”, përfundon ai.  
 
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA