E ëma e Allen: Vajza ime pinte shumë alkool

22/07/2010 17:50

E ëma e Lily Allen, Alison Owen, shprehet se ndihet përherë krenare me muzikën që bën vajza e saj, por jo me sjelljet në jetën private.

“Jam shumë krenare për atë që ka arritur por kam frikë për të. Ndonjëherë jam protektive dhe xheloze per një pjesë të saj”, shprehet Owen. Më tej ajo shton se ka qënë disa herë e zemëruar me Lilly-n për shkak të kontaktit të shpeshtë me alkoolin.

“Ajo ka pirë shumë dhe nuk dua që t’i ndodhë ndonjë gjë e keqe”, shton Alison.

Top Channel