Robbie Williams: I vetëm në skenë, kisha frikë

21/07/2010 16:00

Për shumë vite rresht ka qënë një nga këngëtarët më të kërkuar dhe koncertet live nuk mungonin.

Robbie Williams që ka performuar në shumë skena botërore, rrëfen për herë të parë fobinë që ka për skënen para publikut.

Ai ka frikë të dalë përpara turmave dhe për të kaluar këtë koment delikat, Robbie ka vendosur të rikthehet me Take That. “Me ta do më kalojë e gjithë frika”, shprehet këngëtari britanik. Shenjat e para të frikës u shfaqën në vitin 2006 kur ai anuloi disa koncerte, madje kjo fobi e tij u duk qartë edhe në skenën e “X Factor” vitin e shkuar.

“Me shokët në krah frika nuk do jetë më një problem. Eshtë e mrekullueshme që do jetë sërish pjesë e Take That”, tha i ati i këngëtarit, Pete Conway. Më tej, ai shtoi se Robbie do ketë mbështetjen e bandës. Ndërkohë, albumi është gati dhe do të publikohet në fund të vitit.   

Top Channel