PS shton akuzat për Priftin

21/07/2010 15:30

Partia Socialiste ka ngulmuar në akuzat ndaj ministrit të Ekonomisë duke publikuar përmes deputetes Ermonela Felaj fakte të reja që sipas saj tregojnë korrupsionin dhe shkeljet e Priftit.

Sipas PS, ministri ka emeruar njeriun te cilin e deklaroi se i kishte shitur aksionet ne postin e anëtarit te Keshillit Mbikëqyres te Operatorit te Sistemit te Trasmetimit.

“Sot opozita ka megjithatë pyetje të reja për Dritan Priftin: C’do njeriu që të dha 1.8 milionë euro në bordin e OST-së? Për cfarë arsyesh ky njeri është në këtë bord? C’lidhje tjetër në dëm të shtetit e në cënim të ligjit ke ti zoti Prifti me këtë individ? Ne e dimë që Prifti s’ka përgjigje as për 1.8 milionë eurot, as për tatimin e papaguar të fitimit, as për kushëririn e Petrit Vasilit që tenderat i merr tek shëndetësia dhe lekët i shton tek ekonomia, sepse të dyja i ka partia, LSI-ja”, u shpreh deputetja Felaj.

Sipas PS eshte e pafalshme heshtja e drejtesise perballe fakteve qe sipas tyre jane skandaloze.

Top Channel