Lohan në qeli, dënimi i shkurtohet në 14 ditë

21/07/2010 16:15

Lindsay Lohan izolohet në burgun e Los Angeles sepse është dënuar me 90 dite heqje lirie pasi theu kushtet e vendosura nga gjykata për shkak se u kap dy herë e dehur në timon në vitin 2007.

Lajmi i mirë për të është se do vuajë vetëm 14 ditë pas hekurave për shkak të mbipopullimit në burgun e femrave të Lynwood. Nga gjykata e Beverly Hills ajo është transferuar për në qelinë e saj, e shoqëruar nga e ëma Shawn Chapman Holley.

Po në këtë burg, mikesha e saj Paris Hilton kaloi 23 ditë në vitin 2007. Lohan do jetë vetëm në qeli ku do përballet me stresin dhe mërzitjen në një hapësirë 9 metra katrorë. Aktorja do dalë nga qelia pothuajse në të njëjtën kohë edhe me debutimin e filmit të saj më të fundit “Machete”.

Top Channel