Buxheti, shkurtohen rrugët

21/07/2010 15:00

Shkurtimet e investimeve publike kanë pezulluar ndërtimin dhe zgjerimin e disa prej rrugëve të rëndësishme për shqiptarët dhe që qeveria i reklamuar fort si prioritete të  saj, jo vetëm për shkakun se disa prej tyre mbeten burime aksidentesh fatale, ku dhjetëra njerëz humbasin jetën për shkak të trafikut të rënduar, por edhe për leverdisshmërine ekonomike. 

Në listën që Drejtoria e Përgjithshme e rrugëve i ka paraqitur zyrtarisht Komisionit të Ekonomisë, në projektet që pezullohen si pasojë e shkurtimit të buxhetit figuron rruga problematike Milot-Fushë Krujë, një aks në të cilin numri i aksidenteve me pasojë vdekjen mbetet ndër më të lartit.

Kjo rruge per shkak te punimeve qe ka nisur dhe sic duket do te shtyhet perfundimi per nje kohe te pacaktuar eshte me rrezikshme se me pare, pasi mungon teresisht sinjalistika dhe investimet mbrojtese dhe disa pjese te saj jane ende te paasfaltuara. Një tjetër aks i rëndësishëm i cili pezullohet është ndërtimi i rrugës ‘by pass’ Plepa Kavajë-Rrogozhinë në dy lote, lotin e parë dhe të dytë. Kjo rrugë bëhet problematike sidomos tani në sezonion e verës për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes të pushuesve në këtë zonë bregdetare.  

Keto dite kane qene deshmimtare te kaosit qe eshte krijuar ne kete zone dhe pezullimi i punimeve jo vetem nuk lehteson trafikun, por edhe  ve ne veshtiresi levizjen e banoreve ne kete zone. Edhe financimet per kete segment kane qene nje nga me te reklamuarat e qeverise. Punimet do të ngrijnë edhe për rrugën Tepelenë- Vlorë në lotin e parë, e cila në buxhetin e fillimvitit ishte parashikuar për tu sistemuar dhe asfaltuar këtë vit.

Punimet per kete rruge kishin nisur kohe me pare dhe punimet per te jane zvarritur ndjeshem. Nderprerja e perkohshme e financimit  e kthen kete projekt nje odise  deshtimi. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka bërë zyrtarisht me dije se  gjithsej janë 37 projekte në rrugë të shtrira në gjithë territorin e vendit që pezullohen si pasojë e shkurtimeve buxhetore që ka bërë qeveria.

 

Top Channel