Berisha me grip, shtyhet mbledhja e qeverisë

21/07/2010 13:20

Shtyhet mbledhja e radhës e qeverisë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të kryeministrit Sali Berisha.

Sipas një njoftimi publikuar nga faqen zyrtare të kryeministrisë, mbledhja u shty për një kohë tjetër për shkak të gripit me çrregullime digjestive që ka prekur Kryeministrin Berisha dy ditët e fundit.Njoftimi sqaron se gjendja Berishës po përmirësohet.

Pritet që mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave të zhvillohet gjatë 2 – 3 ditëve në vijim.

Top Channel