Irina: Së shpejti martohem me Ronaldon

20/07/2010 10:10

Cristiano Ronaldo do të martohet së shpejti me Irina Shayk. Duket se kampioni portugez do të mbledhë mendjen njëherë e mirë dhe do të shtrohet në jetën cift.

“Para Krishtlindjeve do të jem gruaja e tij dhe ka shumë të reja që pritet të ndodhin së shpejti. E dua të dashurin tim dhe jetën time. E dua Portugalinë”, thotë modelja ruse, bën të ditur e perditshmja luzitane “Correio da Manha”.

Marrëdhënia mes Irinës dhe Ronaldos ka nisur 4 muaj më parë dhe duket se do të zgjasë shumë, pavarësisht atësisë surprizë që futbollisti i dha një bebeje lindur nga një nënë me qira.

Ronaldo është larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pikërisht për të kaluar disa ditë pushime me djalin e tij Cristiano Jr.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA