Tjetër fëmijë sekret i Michael Jackson?

19/07/2010 10:20

A ka pasur Michael Jackson një tjetër fëmijë sekret? Kjo enigmë vazhdon të mbetet e tillë edhe pse shumë njerëz mendojne se ky nuk shtë një thashethem por e vërtetë.

Donte Williams Jackson, mendohet se është fëmija i ish mbretit të pop-it pas një lidhje të jashtëligjshme që ai mendohet të ketë pasur me një femër. 18 vjecari e ka kaluar jetën me Alejandra Oaziaza, e cila ka edhe katër fëmijë me vëllezërit e Michael, Randy e Jermaine.

Fillimisht u mendua se ai kishte lindur nga lidhja e saj me Randy-n, por ai doli ne drite 8 muaj pas lindjes së djalit të tij Randy Jr. “Michael ishte shumë i afërt me Donte-n. Ky i fundit nuk e mësoi asnjëherë lidhjen e ngushtë që kishte me Michael”, shprehet një burim familjar.

Donte mendohet se është fëmija i dytë i jashtëligjshëm i Michael pas Blanket. Gjithashtu mendohet se edhe 26 vjecari balerin Omer Bhatti është djali i tij.

Top Channel